Lajme
iPhone sot shënon ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë
Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun telefonin mobil iPhone, 16 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007.
Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen e parë iPhone, që ishte pajisja e parë me ekran me prekje dhe me internet.
Një punonjës i Apple e ndau përvojën e tij me publikun kur ishte shfaqur iPhone i parë. Ai tha: “Kur e preka ekranin për herën e parë, e kam ditur se kjo teknologji do të bëjë shumë bujë”.
iPhone ndoshta nuk e ndryshoi botën e teknologjisë, por ai sigurisht se ndryshoi jetën e njerëzve. Me një prekje përmes gishtërinjve, përdoruesit tani mund të kenë qasje në internet shumë lehtë. Përveç se ata mund të thërrasin dhe të shkruajnë mesazhe, celulari iPhone tashmë mund të përdoret si një kompjuter.
Lansimi i ‘App Store’ gjithashtu kishte krijuar një rrugë për ndërtuesit e aplikacioneve. Një total prej 25 miliardë dollarësh ishin shkuar për krijuesit e aplikacioneve.
Pajisja e Apple nuk pati një rrugëtim të lehtë. Gjatë demonstrimit të parë të Jobs, iPhone kishte pasur probleme, ndër të cilat ishin humbja e lidhjes së internetit. Lansimi i iPhoneit të parë ishte i suksesshëm, por kishte shumë sfida përderisa çdo vit kalonte. Apple ia ka dalë të jetë më e mira edhe ndaj rivalit më të madh Samsung.
iPhone 4 gjithashtu kishte probleme me sinjal telefonik, që bëri që Apple të humbë disa klientë. Por, Jobs vazhdimisht kishte thënë se “celularët e mençur nuk janë perfekt dhe as Apple nuk është”.
Tani iPhone ka evoluar në një pajisje më të hollë dhe më fleksibile. Edhe pse Apple ka avancuar shumë me pajisjet iPhone, trashëgimia që Jobs kishte lënë vazhdoi nga Apple duke e ndjekur konceptin origjinal të celularit.
E-Diaspora
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












