Kosova
Hovenier: Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është mjaft i fortë, përcjell albinfo.ch.
Hovenier ka shkruar për takimet që një delegacion i lartë i SHBA-së, i drejtuar nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kishte dje në Kosovë.
“I lumtur të pres në Kosovë dje këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Këtu, këshilltari Chollet është angazhuar me një gamë të gjerë të liderëve, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe gazetarëve”, ka thënë Hovenier.
Chollet dje gjatë vizitës në Kosovë kishte takime me krerët e shtetit dhe opozitën.
Veç e veç, Chollet theksoi se për çka u fol në takimet që zhvilloi sot. Në njoftimet që ndau, Chollet për ta la edhe porosi.
Me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Chollet tha se u fokusua në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Chollet ka theksuar se do të vazhdojë mbështetja e ShBA-së drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve, duke pritur angazhimin edhe të Kosovës.
“Bashkëbisedim i rëndësishëm për dialogun, me kryeministrin Albin Kurtin. Vlerësoj angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibile. Vazhdojmë përpara me partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Chollet në Twitter.
Pas takimit me presidenten Osmani, këshilltari amerikan shprehu mirënjohje për solidarizimin e Kosovës me Ukrainën dhe me refugjatët afganë që ishin strehuar në Kosovë.
Chollet tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Kështu tha ai gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.
“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”.
Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.
E-Diaspora
-
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” Piktorja shqiptare u prezantua me veprën “Roses Abstract” në një ekspozitë të organizuar në kuadër të... -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












