Kosova
Presidentja Osmani autorizon dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Turqi
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrin pjesë në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka nënshkruar autorizimin për të dërguar trupa të FSK-së në Turqi, e cila u godit nga tërmete të fuqishme të hënën, përfshirë një 7.8 ballë Rihter.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se presidentja Osmank ka autorizuar dërgimin e trupave të FSK-së për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme, raporton Albinfo.ch.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme. Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet nga në njoftimin nga Presidenca./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











