Kosova
Bruksel: Nuk ka konfirmin për një takim të lartë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë
Brukseli ende nuk ka një datë për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjatë ditës së djeshme ka thënë se ende nuk kanë ndonjë datë për të konfirmuar lidhur me këtë takim.
Pas qëndrimit në Kosovë e Serbi të të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, Stano ka thënë se të dyja palëve u është bërë e qartë se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti tashmë edhe zyrtarisht e ka pranuar propozimin evropian për arritjen e një marrëveshjeje finale në dialog. Këtë, Kurti e bëri të ditur pas vizitës së Lajçakut në Prishtinë, ku të dy u takuan në një darkë pune.
Menjëherë pas takimeve në Prishtinë e Beograd, Lajçak paralajmëroi një takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë...
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër