Kosova
Asociacioni pengon dialogun: BE kërkon takime në Bruksel, Vuçiç kundër
Dialogu Kosovë-Serbi duket se është prapë në udhëkryq, pavarësisht tejkalimit të krizave në Veri dhe tentimeve për organizimin e një takimi në Bruksel.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, para takimit të qeverive të vendeve të BE-së, daljen para mediave ia kushtoi dialogut Kosovë Serbi. Ai tregoi se ka një ftesë për liderët e dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
“Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim. Kemi kaluar nga një krizë në tjetrën. Tani ka ardhur koha për de-eskalim dhe për punë konstruktive”, tha Borrell.
Mirëpo, kjo ftesë duket që nuk po merret parasysh nga palët, edhe pse publikisht paraqiten të gatshëm për takim.
Kjo pasi për të dyja palët gjithçka po ngec tek çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se nuk do të ketë asociacion njëetnik ose ai do të bëhet sipas kushteve të paraqitura ditë më parë. Këtë gjë e kundërshton me forcë presidenti serb.
“Unë asnjëherë s’u kam ikur bisedimeve për asgjë e për asnjë çështje. Para kësaj duhet Asociacioni i Komunave Serbe. Nëse mendojnë të më thërrasin në Bruksel ,e të më flisni se AKS duhet të bëhet në të njëjtën kohë me ku e di se çfarë, apo pas diçkaje, atëherë mos më ftoni. Kam qenë 200 herë në Bruksel, për turizëm nuk shkoj”, shprehet Vuçiç.
Këto qëndrime të palëve po e bëjnë të pamundur organizimin e takimit të nivelit të lartë, pavarësisht tentativave të vazhdueshme të emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Dialogu Prishtinë-Beograd ishte temë edhe në samitin e shefave të shteteve të BE-së që u zhvillua më 9 shkurt.
Pritjet për rezultate nga procesi i dialogut u përfshinë edhe në konkluzionet që u miratuan në këtë samit.
“Këshilli Evropian, në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.
Po ashtu u kërkua zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani mes dy palëve, përfshi edhe AKS.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












