Kosova
Kurti lëshon seancën e Kuvendit, shtyhet vazhdimi i seancës për dialogun
Kuvendi i Kosovës ka nisur sot debat parlamentar për zhvillimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas mbi tri orë diskutimesh, me kërkesë të opozitës, seanca u shty për një ditë tjetër, për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sallën plenare. Ai u largua nga salla, siç u tha, për shkak të një takimi tjetër që kishte në agjendë.
Debati parlamentar lidhur me dialogun është iniciuar nga subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, që në kërkesën e shkruar ka thënë se në dy vitet e fundit, dialogu ka hyrë në rrugën që nuk çon drejt marrëveshjes finale.
“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e marrëveshjes finale? A është ky vazhdim i dialogut apo pikënisje e re? A ka kornizë kohore ky dialog?”, këto ishin disa nga pyetjet e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, drejtuar kryeministrit Kurti.
Krasniqi shtroi dhe pyetje tjera, që kryesisht lidheshin me propozimin evropian.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut me Serbinë, mbi bazën e dy qëllimeve fillestare.
Qëllimi i parë, siç tha ai, është ndërprerja e praktikës së përfshirjes së çdo çështjeje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve, në fushëveprimin e dialogut. Ndërkaq, qëllimi i dytë, sipas tij, është hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare si dy shtete të pavarura që e bazojnë marrëdhënien e tyre mbi premisën e njohjes së dyanshme të shtetësisë.
Kurti tha se më 9 shtator ka marrë propozimin e njohur si franko-gjerman nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, dhe nga i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, në praninë e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Ata prezantuan para meje një propozim për normalizimin e ndërmjetëm të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në parimin e njohjes de facto dhe mbështetjen e saj në parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe parimet e qarta të së drejtës ndërkombëtare”, tha Kurti.
Ai theksoi tutje se propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazimit në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyç i kartës së Kombeve të Bashkuara, për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura.
Siç tha Kurti, Qeveria e Kosovës e komentoi versionin e parë të propozimit dhe kërkoi “avancimin të tij drejt një marrëveshjeje finale me njohjen de jure në qendër të saj”./REL
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












