Kosova
Si u vendos 17 shkurti si datë për shpalljen e pavarësisë?
Kujtojmë se ish-zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në emision televiziv ka treguar pse 17 shkurti u vendos si datë për shpalljen e pavarësisë.
“17 shkurti ka qenë në atë kohë i lidhur me një datë që mbahej Këshilli i Ministrave të Unionit Evropian, më 18 shkurt, në orën 11:00 dhe ishte kërkesa që të bëhej më 17 shkurt pasdite apo më 18 shkurt para orës 11:00”, tha ai
Kjo datë, sipas Kuçit, është vendosur në Prishtinë në koordinim të plotë me Uashingtonin.
“Data 17 shkurt është vendosur në Prishtinë me koordinim të plotë me Uashingtonin. Gjithashtu, kemi pasur dy koordinime vendore. E para ka qenë me grupin e unitetit që natyrisht edhe me grupin politik ka filluar nga viti 2006 dhe ka vazhduar më tutje. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit të vitit 2007, ndryshoi skena politike në Kosovë si dhe ndryshuan raportet e forcave dhe natyrisht, pastaj u bë një menaxhim më ndryshe, edhe pse për një kohë deri në konstituimin e institucioneve më 8 janar 2008 vazhduam me grupin e unitetit, me intenzitet më të zvogëluar. Pastaj u ndërruan akterët e koordinimit të pavarësisë së Kosovës, por prapë forma e unitetit u ruajt nga subjektet politike, qoftë nga ato që ishin në pozitë, po ashtu edhe nga ata të cilët ishin në opozitë”, është shprehur Kuçi.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













