Kosova
Presidentja Osmani sot mban fjalim në Konferencën e Mynihut
Në Mynih, liderët botërorë po takohen në Konferencën e 59-të vjetore të Sigurisë. E gati një vit pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, do të diskutohet mbi sigurinë dhe mbrojtjen globale, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, përcjell albinfo.ch.
E pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë të Kosovës. Në Munih tashmë kanë ‘zbarkuar’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Por, fjalim para liderëve botërorë sot pritet të mbajë vetëm presidentja Osmani.
Në agjendën e publikuar, Osmani do të mbajë një fjalim rreth grave, paqes dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez.
Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 11:30-11:15.
Drejt Gjermanisë ka udhëtuar edhe Kurti. Ai nuk do të ketë fjalim në konferencën e Mynihut, por nga kryeministria bëjnë të ditur se Kurti takim do të ketë me liderët shtetërorë, pjesmarrës në këtë konferencë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, u tha të premten mbrëma në njoftimin e kryeministrisë.
Çka ndodhi dje në Konferencën e Mynihut?
Konferenca e 59-të, vjetore e Sigurisë së Mynihut (MSC) filloi të premtën e 17 shkurtit në Mynih, me mbledhjen e liderëve botërorë, që do të diskutojnë për sigurinë globale, mbrojtjen, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke e mbajtur fokusin në pushtimin rus që vazhdon ende në Ukrainë.
Krahas shumë liderëve botërorë dhe evropianë, në Konferencë morën pjesë Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e të tjerë figura të rëndësishme të politikës botërore.
Në fjalën e tij, përmes një video-adresimi Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësve perëndimore të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën.
“Nuk ka rrugë tjetër veç dërgimit të këtyre armatimeve. Nga shpejtesia e dorëzimit të tyre varen jetë njerëzish”, tha ai.
Në Konferencë ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, senatori amerikan, Jeanne Shaheen, zëvendëskryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë Thomas Erndl, Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së Majlinda Bregu, deputeti i Bundestagut gjerman, Robin Ëagener, Drejtoresha e Qendrës së Gjenevës për Politika të Sigurisë Thomas Greminger, Zëvendës Presidente & COO Shoqëria e Hapur Sandra Breka, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović etj.
Në dy ditët e ardhshme, Konferenca e Sigurisë në Mynih 2023, do të shërbejë si një platformë për debatet e nivelit të lartë, mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë të kohës sonë, ku do të jenë prezentë të tjerë liderë të rëndësishëm botërorë, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Kamala Harris, Nënkryetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rishi Sunak, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e të tjerë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











