Kosova
Ambasadori amerikan kujton ditën kur SHBA-ja njohu shtetin e Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar 18 shkurtin e vitit 2008, ditën kur SHBA-ja njohu shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
SHBA-ja e njohu Kosovën më 18 shkurt, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Ambasadori amerikan kujton 18 shkurtin e 2008-së, gjersa thekson se janë krenarë për mbështetjen dhe të frymëzuar nga demokracia në Kosovë.
“Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia ka arritur populli i Kosovës”, shkruan ambasadori amerikan në Twitter, të cilës ia ka bashkëngjitur një kolazh me fotografi të ngjarjeve kryesore dhe takimeve ndërmjet zyrtarëve amerikan e nga Kosova.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar, derisa ky vend i ri e merr vendin e saj në strukturat evropiane, euro-atlantike dhe ndërkombëtare”, ishte shprehur të premten ambasadori Hovenier.
“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, thotë ndër të tjera ambasadori.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër Vendi është ende ndër destinacionet më tërheqëse në botë për të huajt super të pasur. Në... -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin












