Lajme
Më shumë të huaj erdhën në Zvicër në vitin 2022 se sa në vitin e kaluar
Për shkak të kërkesës në rritje në tregun e punës, 19,819 emigrantë më shumë mbërritën në Zvicër vitin e kaluar se më 2021 – një rritje prej 26 për qind, tregojnë të dhënat e reja të qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Imigrimi nga vendet e BE/EFTA-s u rrit me 19,523 persona (20,6 për qind) në 114,393 të ardhur në total, ndërsa ai i njerëzve nga vendet e treta u rrit me 1,363 individë (2,9 për qind) për të arritur në 48,042 persona.
Arsyeja e pabarazisë është se punëtorët nga BE/EFTA kanë një akses pothuajse të pakufishëm në tregun zviceran të punës, ndërsa lejet për njerëzit jashtë Evropës janë subjekt i kuotave strikte.
Në total, në fund të dhjetorit 2022, në Zvicër banonin në mënyrë të përhershme 2,241,854 shtetas të huaj.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













