Kosova
‘Mos ik!’, thirrja artistike e Eroll Muratit që të mos braktiset Kosova
Skulptura multimediale nga artisti Eroll Murati, e drejtuar kah perëndimi, shpërfaq brengën e shoqërisë kosovare – migrimin, përmes një njeriu që largohet nga rrënjët e tij – vendlindja, duke lënë pas vëllimin e madh me lëvizjet e tij të papritura.
Skulptura “Mos ik” është instaluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Artisti përmes kësaj vepre u bën thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi.
Murati thotë për KALLXO.com se ikja e qytetarëve jashtë vendit është shqetësuese.
“Qëllimi është që edhe në mënyrë artistike të ndikojmë sado pak në ndalimin e vrullit të largimit të të rinjve, punëtorëve, mjekëve, e të tjerëve jashtë vendit”, tha ai.
Kurse, kuratori Zeni Ballazhi thotë se nëpërmjet veprës “Mos ik”, Murati provokon me mesazhin duke kërkuar që të rinjtë të mos ikin nga vendi i tyre.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













