Kosova
Xhamitë në Kosovë mbledhin mbi 400 mijë euro për Turqinë
Xhamitë në Kosovë kanë mbledhur 400 mijë e 500 euro si mbështetje financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, gjatë një takimi që ka zhvilluar të mërkurën në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë. Atje ai është pritur nga ambasadori Tunç Angili.
“Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi ambasadorit punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Më pas, në emër të tij dhe në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë”, thuhet në komunikatën për media të BIK-ut.
“Ai shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e tij. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, tha se besimtarët tanë, gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës”.
Ndërsa, nga ana e tij, ambasadori Angili thuhet se ka falënderuar Myftiun Tërnava për vizitën dhe për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të Kosovës me të prekurit nga tërmeti.
“Ai tha se popullit turk është tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj popullit vëlla kosovar për solidaritetin e treguar me popullin vëlla turk, si dhe për mbështetjen morale, me të cilën kanë dëshmuar vëllazërinë dhe miqësinë e thellë ndërmjet dy popujve”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror Udhëtimi veror për në dhe nga Zvicra do të bëhet më i shtrenjtë, pasi SWISS dhe... -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër












