Kosova
Gjermania: Pa Asociacionin nuk ka marrëveshje me Serbinë
Mbrëmë, Kuvendi i Kosovës diskutoi për dialogun me Serbinë, specifikisht për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Opozita kritikoi kryeministrin Albin Kurti se e ka pranuar Asociacionin përmes propozimit evropian, ndërsa kreu i ekzekutivit tha se kurrë nuk do ta pranojë të njëjtin.
Por, presioni ndërkombëtar sa vjen e shtohet për këtë çështje.
Ishte SHBA-ja ajo që menjëherë pas përfundimit të takimit të fundit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit (27 shkurt) u deklarua.
Pasi lavdëroi palët për pajtueshmëri, kërkoi themelimin e Asociacionit, duke thënë se i njëjti është kritik për të ardhmen e Kosovës.
E veç SHBA-së, edhe Gjermania po e kërkon të njëjtën nga Kosova.
Ambasada Gjermane në Prishtinë tha se Kosova duhet të tregohet e gatshme që t’i fillojë bisedimet konkrete për Asociacionin.
“Kosova tani duhet të tregojë gatishmëri për të filluar bisedimet konkrete për ASM-në. Sepse pa të një marrëveshje nuk do të jetë e mundur”, u theksua në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm Lufta në Iran dhe bllokimi i mundshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të rrezikojnë sigurinë e... -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash -
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi











