Kosova
Haradinaj: Me një kryeministër tjetër marrëveshja me Serbinë do të ishte më e mirë
Ramush Haradinaj, kritika të mëdha për kryeministrin, Albin Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka kritika të mëdha për kryeministrin, Albin Kurti, në mënyrën se si është zhvilluar procesi i dialogut, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se marrëveshja me Serbinë ka mundur të jetë edhe më e mirë me një kryeministër tjetër.
Megjithatë, e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”.
“Me siguri, ka pasur mundësi tjera, me Qeveri tjetër e kryeministër tjetër, por në rrethanat në të cilën ndodhemi si Kosovë, është një arritje e madhe”, u shpreh Haradinaj.
Tutje, Haradinaj është shprehur i bindur se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin













