Kosova
Produktet e prodhuara në Kosovë, më të shtrenjta se ato të importuara
Prodhimet vendore dalin shpesh të jenë me çmim si ato të importuara, ose më të shtrenjta. Sheqeri është më i shtrenjtë se ai i importuari, salca po ashtu, edhe pecetat, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Nuk e di pse… por mendoj se produktet vendore do të duhej të ishin më të lira”, thotë Ndue Kalaj, një banor në Prishtinë. Vebi Mjeku thotë se blen pak produkte vendore – vetëm nëse janë më të lira. “E shikoj edhe cilësinë, por më shumë çmimin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësues të bizneseve dhe të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se çmimet ndikohen nga politikat fiskale. “Referuar shteteve përkatëse – Serbisë, Maqedonisë së Veriut e të tjera – ato kanë politika të avancuara fiskale dhe kompanitë e tyre kanë subvencionime të ndryshme nga shteti. Këto politika që ata i kanë, na penalizojnë, sepse ne nuk i kemi”, thotë Isa Rakovica, drejtor i shitjes në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.
Ai shton se punon me një marzhë të vogël fitimi. Problemet me politikat fiskale i konfirmojnë edhe në Odën Ekonomike të Kosovës. “Energjia elektrike për prodhuesin në Kosovë nuk është e subvencionuar, ndërsa në vende të tjera kanë lehtësira. Në disa vende prodhuesit janë të liruar edhe nga tatimet për ambalazhe, ndërsa në Kosovë nuk janë”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Ai sugjeron që të ketë zbritje të tatimit mbi vlerën e shtuar ose atij doganor.
Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian, edhe pse ka rreth 2.400 kompani prodhuese.
Gjatë vitit të kaluar, si konsumatorët, ashtu edhe prodhuesit i ka goditur edhe inflacioni i lartë. Kosova e ka mbyllur 2022-shin me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













