Kosova
Edhe një sportisti të Kosovës i ndalohen simbolet shtetërore në gara ndërkombëtare
Pas boksieres Donjeta Sadiku që nuk udhëtoi për në kampionatin në New Delhi për shkak që iu mohuan simbolet shtetërore, tash edhe kajakueses Blandine Xhemajli i mohohet kjo e drejtë në garën ndërkombëtare në Spanjë.
“Federata për Kajakim e Kosovës bën me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore të Kosovës në garën ndërkombëtare të kajakimit, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Spanjë”, thuhet në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ata e cilësojnë veprimin tërësisht politik. “Një gjest i tillë, kryekëput politik, është diskriminues dhe asesi i pranueshëm për ne, për çka do të marrim masat e nevojshme në institucionet përkatëse ndërkombëtare”, vazhdon tutje reagimi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë











