Lajme
Boronicat, vlerat e tyre për shëndetin e njeriut
Boronicat janë vendosur në mesin e frutave dhe perimeve në renditjen më të lartë për densitet të vlerave të shëndetshme ushqyese.
Nuk ka shumë kalori në boronica, por ato përbëhen nga një sasi e mirë të vitaminave dhe mineraleve. Profili i ushqimeve të boronicës është veçanërisht i lartë në fibra, vitaminë K, mangani dhe vitamina C.
Boronica përmban një përbërje bimore të quajtur anthocyanin. Kjo u jep boronicave ngjyrën e tyre blu dhe shumë nga përfitimet e tyre shëndetësore dhe që shpesh kanë një efekt të fuqishëm antioksidues.
Boronica mund të ndihmojë shëndetin e zemrës, shëndetin e flokëve dhe lëkurës, ul rrezikun nga obeziteti, mbajtjen e presionit të gjakut në nivel, menaxhimin e diabetit, parandalimin e kancerit dhe shëndetin mendor.
Boronica përmban hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, zink dhe vitaminë K. Secili prej tyre është një komponentë, e cila ndihmon ne shëndetin e kockave. Marrja adekuate e këtyre mineraleve dhe vitaminave kontribuon në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturës dhe forcës kockore.
Një filxhan boronicë siguron 24 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C. Boronicat mund t’i konsumoni të freskëta ose edhe të ngrira, ato mund të përfshihen në një shumëllojshmëri të recetave: kos, bollgur, ose drithëra, përzierje në smothie ose shurup si dhe me kombinime të tjera sipas dëshirës suaj.
Këshillë:
Njerëzit që përdorin hollues të gjakut, siç është varfarina, duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të shtojnë marrjen e boronicave, pasi përmbajtja e lartë e vitaminës K mund të ndikojë në koagulimin e gjakut.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













