Kosova
Presidentja Osmani ia dorëzon Kadaresë dekretin e shtetësisë së Kosovës
Në kuadër të vizitës shtetërore në Shqipëri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar edhe shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.
Me këtë rast, presidentja Osmani i ka dorëzuar Kadaresë dekretin e shtetësisë së Kosovës, raporton Albinfo.ch.
Për këtë presidentja Osmani ka shkruar në Facebook, ku e ka vlerësuar lart Kadarenë si Nderi i Kombit.
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, Nderit të Kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini, Ismail Kadare, në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën, duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, ka shkruar Osmani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit











