Kosova
Para ballafaqimit ne Zvicrën, Dardanët nisin të motivuar stërvitjet
Teksa e shtuna do ti gjejë në fushën e gjelbër në ballafaqim me ekipin kombëtar të Zvicrës, djelmoshat e pèrfaqësueses së Kosovës kanë nisur stërvitjet në Kampin Nacional në Hajvali.

Stërvitja e sotme nuk është përqëndruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.

Ajo që karakterizon kampin e Dardanëve është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës. Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024.

E këtë optimizëm e kanë shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e Dardanëve, si dhe ardhja e re, Ismajl Beka.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












