Kosova
Kosova dhe Austria, në prag të disa marrëveshjeve
Qytetarët që kanë punuar një kohë në Austri, do të kenë mundësi ta marrin pensionin edhe në Kosovë.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të sigurimeve shoqërore, Kosova dhe Austria janë në prag të disa marrëveshjeve për lehtësimin e qytetarëve që jetojnë në Austri, apo kanë jetuar, shkruan albinfo.at.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media tregoi se nisma e negocimit për sigurimet shoqërore me Austrinë ka qëllime të mira për sigurimin e mbrojtjes, me theks të veçantë pensionet.
“Temë kyçe e diskutimit do të jetë për pensionet e moshës, familjare. Qytetarët që kanë punuar një kohë në Austri, do të kenë mundësi ta marrin edhe në Kosovë.
“Me qëllim të lehtësimit të koordinimit të sigurimit social ndërmjet Kosovës dhe Austrisë dhe përafrimit të procedurave në fushën e sigurimeve shoqërore, MF-ja paraqet nismën për negocimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Murati.
“Kjo nismë ka për qëllim mbrojtjen shoqërore të qytetarëve, duke ua mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, familjare, invalidore, punës dhe e drejta në pension nga Fondi i Kursimeve”, ka shtuar ai.
Sipas tij, në këtë marrëveshje është paraparë që qytetarëve të Kosovës do t’iu njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e pensionimit.
“Me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës që kanë punuar dhe vepruar në Austri, ku pas arritjes së moshës së pensionimit që këtë pension ta marrin edhe në Kosovë. Qytetarëve të Kosovës do t’iu njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e pensionimit”, përfundoi Murati.
Vlen të theksohet se negociatat do të nisin nga java e ardhshme. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











