Kosova
Presidenti i Shqipërisë: Kosova në takimet ndërkombëtare, prioritet
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se për të Kosova është prioritet në takimet ndërkombëtare.
Ai ka thënë se situata e Kosovës duhet të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit.
“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtar. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloj drejtuesit e Kosovës, por unë bëj punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha ai.
Në një intervistë për RTK, Begaj ka njoftuar se në takimet që ka pasur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë, teksa sipas tij, e vetmja rrugë nga dalja e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmirësohet situata aktuale, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Begaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i bashkojnë forcat që të punojmë në drejtim të njohjeve të reja, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, pasi ai e konsideron këtë si çështje të fitores së qytetarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre












