Kosova
Nga 1 janari pa viza, nëse shkelni rregullat, nuk mund të hyni në Zonën Schengen deri në pesë vjet
Sot në Kosovë ka filluar fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët nga 1 janari 2024 nuk kanë nevojë më të presin para ambasadave për t’u pajisur me vizë për vizitë në vendet e BE-së, gjegjësisht vendet që janë në Zonën Schengen, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se megjithëse liberalizimi i vizave hyn në fuqi nga janari 2024, liberalizimi nuk ua mundëson qytetarëve të punojnë, të ndjekin shkollimin ose të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.
“Liberalizimi i vizave është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës! Kjo do të thotë që ju tani keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe udhëtimet për të vizituar familjarët, disa herë brenda vitit. Kujdes, megjithatë, që të mos tejkaloni 90 ditët brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në njoftim.
Për të udhëtuar pa vizë, kërkohen dokumente të rëndësishme, si pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, rezervimin e vendit të qëndrimit, detajet e udhëtimit, dokumentet për veturën nëse udhëtoni me të dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare.
“Kujdes, megjithatë, liberalizimi i vizave nuk ju mundëson të punoni, të ndiqni shkollimin, ose të kryeni studime në Zonën Schengen. Shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellin pasoja të rënda, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në Zonën Schengen deri në 5 vjet. Përdorni këtë informacion për të udhëtuar me sukses dhe pa vështirësi!”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












