Kosova
Kosova e humb arbitrazhin me “Contour Global”, detyrimi 20 milionë euro
Qeveria e Kosovës e ka humbur arbitrazhin në rastin me kompaninë “Contour Global”, duke u detyruar kështu të paguajë një dëmshpërblim prej mbi 20 milionë euro.
Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com Arsim Zuka, avokat në Avokaturën Shtetërore, përcjell Albinfo.ch.
“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC)”, ka thënë ai.
Vendimi i arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t’ia paguajë ‘Contour Global’-it shumën prej 20,053,125.63 euro”, ka shtuar Zuka.
Ai ka thënë që këtë vendim do të sfidojnë.
“Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar”, ka theksuar Zuka.
“Contour Global” ka qenë kompania amerikane, e cila pati marrë përsipër ndërtimin e termocentralit me qymyr “Kosova e re”.
Në mars të viti 2020 kompania kishte njoftuar se do të tërhiqet nga ky projekt, me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu kshin theksuar edhe ndryshimet politike që kishin ndodhur në Kosovë.
Investitori “Contour Global” përveç ishte tërhequr nga ndërtimi i termocentralit, e kishte paditur Kosovën edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për mosrespektim të kontratës.
Kontrata me “Contour Global” është nënshkruar nga Qeveria Haradinaj në dhjetor të vitit 2017./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












