Kosova
Hovenier: Asociacioni të themelohet me urgjencë, por me kufizime
Themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të ndodh urgjentisht”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë me “Bloomberg”.
Duke folur për ngjarjet e fundit në vend, Hovenier iu kthye sërish Asociacionit – kërkesë kjo e kahershme amerikane – për të cilën tha se “komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave”.
Megjithatë, Hovenier thotë se një Asociacioni i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive dhe “duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti”.
Në lidhje me sulmet e grupit paramilitar në Banjskë që u udhëhoqën nga Milan Radoiçiq, dhe marrjen e përgjegjësisë për sulmet terroriste nga ky i fundit, Hovenier u shpreh se “nuk besoj se këto do të jenë fjalët e fundit mbi këtë”.
“Ne jemi në dijeni se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë”, tha Hovenier. “Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësinë përfundimtar”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












