Kosova
Gjendet i vdekur në lumin në fshatin Raskovë të Obiliqit, fëmija pesë vjeçar
Një fëmijë i moshës 5-vjeçare është gjetur pa shenja jete orët e mbrëmjes së të premtes në lumin e fshatit Raskovë të Obliqit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim – Shpëtim ka deklaruar se pas alarmit për zhdukjen e fëmijës, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan për gjetjen e tij.
“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmiju 4 vjeçar në Raskovë të komunës së Obiliqit, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde. Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijut 4 vjeçar por fatkeqësisht pa shenja të jetës. Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskovë për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmon për mediat se po trajtohen rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









