Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Dialogu, rruga e vetme për paqe në rajon
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, ka takuar ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci.
Ai ka thënë se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.
“E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja, lumturia dhe siguria në Ballkan për ne ishte çështje që kanë rëndësi të madhe. Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon dhe theksuam se detyrën që kemi marrë, të komandantit të KFOR-it, do ta respektojmë me neutralitet të plotë”, ka theksuar Guler, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.
“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare”, është shprehur Guler.
Ndërsa ministri Maqedonci ka thënë se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës.
“Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen që kemi marrë, qoftë përmes trajnimit, e po ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Patjetër që ne do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje që janë të dobishme për të dyja palët”, është shprehur Maqedonci.
Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari dhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










