Kosova
Zëvendëskryeministri pret në takim ambasadorin e ri austriak
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, të cilit i uroi mirëseardhje.
Përmes një komunikate, Bislimi në takim ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, përcjell albinfo.at.
“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjera, u tha se mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në Bashkimin Evropian, teksa u shpreh se Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











