Kosova
Si po vlerësohen takimet e së enjtes në Bruksel
Kurti tha se Kosova pranoi, ndërsa Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e ofruar në Bruksel, reagimet pas takimit të së enjtes, përcjell albinfo.ch.
Ky takim nuk solli ndonjë dakordim mes palëve, pasi siç njoftoi Qeveria e Kosovës, presidenti serb ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e ofruar nga evropianët.
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me liderët evropianë në Bruksel, deklaroi se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin.
Në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor 2023.
Ndërkaq, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha mbrëmjen e së enjtes se Kosova dhe Serbia nuk qenë të gatshme të pajtohen me njëra-tjetrën në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Pas përfundimit të takimit në Bruksel, përmes një video-adresimi, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se janë shumë të shqetësuar për ngërçin në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se sulmet e fundit terroriste të 24 shtatorit janë dënuar sërish nga Bashkimi Evropian në takimet që kanë pasur me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
E, takimet në Bruksel u komentuan edhe nga analistët e ish-kryediplomatët e Kosovës.
Analisti Ehat Miftaraj e ka cilësuar si fitore për Kosovën takimin e së enjtes në Bruksel.
“Sa herë që Kosova pranon marrëveshje dhe Serbia refuzon, është lajm i mirë! Sa herë Kosova ka dëgjuar këshillat e ShBA-së dhe ka koordinuar vendimmarrjen me këtë shtet, fundi gjithmonë rezulton me fitore të Kosovës”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Miftaraj ka thënë se Besnik Bislimi do të duhej të jepte dorëheqje, pasi ai kishte bërë një deklaratë lidhur me formimin e Asociacionit.
“Gjithsesi, kjo fitore diplomatike e Kosovës do të duhej të pasohej me dorëheqjen e Besnik Bislimit, i cili ka dhënë fjalën publike se nëse formohet Asociacioni, Besnik Bislimi më nuk është në dialog. Besnik dialoguesi, qëndro besnik dhe mbaje fjalën”, ka pohuar ai.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











