Kosova
Greva e minatorëve në Trepçë, gjashtë persona me gjendje jo të mirë shëndetësore
Mediat kosovare raportojnë se ka shkuar në gjashtë numri i minatorëve të cilëve u është keqësuar gjendja shëndetësore për shkak të grevës, përcjell albinfo.ch.
Tre minatorë paraprakisht ishin dërguar në spital pa vetëdije.
E pasdite të premten janë dërguar edhe tre të tjera.
Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Shqipërisë (BSPSh), Gëzim Kalaja i ka dalë në përkrahje minatorëve të Trepçës. Sipas tij kërkesat e minatorëve janë të drejta dhe duhet të merren parasysh nga institucionet shtetërore.“Kërkesat e juaja janë të drejta, dhe se qeveria dhe politika e Kosovës, parlamenti, ka për detyrim të ulet në dialog me ju për të zgjidhur problemet që kërkojnë minatorët e Trepçës dhe sindikata e Trepçës”- tha ai.“S’jeni këtu për rrëzimin e qeverisë, por për probleme sociale. Jeni për pagat e juaja jeni për kushtet që keni në miniera, jeni për menaxhmentin që është i korruptuar në 3 kërkesat që keni qeveria duhet të filloj dialogun. I bëjë thirrje bashkimit të sindikatave të pavarura të Kosovës që të jetë çdo ditë me minatorët e Trepçës, të sensibilizohet situata në të gjithë territorin e Kosovës”- shtoi ai.
Sot është dita e 3-të e grevës për minatorët në minierën e Trepçës. Tek disa prej tyre janë shfaqur edhe shqetësime shëndetësore.Minatorët në minierën e Stantërgut kanë hyrë në grevë duke kërkuar plotësimin e tri kërkesave: Realizimi i pagës mujore me kohë nga data: 6–10 [në fillim të çdo muaji]; Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.Ndërkohë, mbrëmë, njëri nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë grevës.Në anën tjetër, menaxhmenti i “Trepçës”, grevën e konsideron joligjore dhe thotë se minatorëve u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedonia e Veriut).
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













