Kosova
Ende po “vlojnë” 2 eurot false në Kosovë
Dy euro false nuk kanë të ndalur, ato po vazhdojnë të deponohen nëpër bankat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Vetëm dje, dy raste janë raportuar në polici, një në një bankë të Prishtinës dhe tjetra në Vushtrri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bankën e Prishtinës janë deponuar 181 monedha false (2 euro), ndërsa në bankën e Vushtrrisë, 314 monedha flase, (2 euro)
Ndërsa, për herë të parë janë deponuar dy monedha false nga 1 euro, në Vushtrri.
“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar”.
“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë












