Kosova
Sveçla: Kemi neutralizuar grupet ekstremiste në veri
Sot, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Atje, tha ai, institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme të vazhdueshme nga grupe ekstremiste, që kulmuan me sulmin terrorist të 24 shtatorit, i cili, sipas ministrit, “falë angazhimit dhe sakrificës së policisë së Kosovës, por edhe institucioneve të tjera, u menaxhua jashtëzakonisht mirë, edhe pse humbën një pjesëtar të policisë, heroin Afrim Bunjaku”.
“Ky ishte kulminacion, por gjatë këtyre viteve, Policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste. Lajmi i fundit është se qysh një sulm e kemi pasur edhe dje, ku është rrezikuar jeta e një pjesëtari të policisë. Megjithatë, situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm, e për disa qarqe është pabesueshëm mirë, dhe prezenca e të gjitha institucioneve legale vetëm se po rritet dhe po funksionojnë në mënyrë sa më normale”, deklaroi Sveçla në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Ai tha se është arritur neutralizimi i këtyre grupeve ekstremiste në këtë pjesë të vendit.
Ministri foli edhe për targat dhe regjistrimin e veturave nga serbët lokalë të veriut në targa të Republikës së Kosovës. Kjo, tha, e rrit ndjeshëm sigurinë në atë zonë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













