Kosova
Kryeministri Kurti: Në veri ka përfunduar koha e njerëzve më të fortë se shteti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke iu referuar veriut të Kosovës ka thënë se ka përfunduar koha e personave që pretendojnë se janë më të fuqishëm se sa shteti i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka shtuar se në Serbi janë duke u përgatitur plane të reja për ta sulmuar Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Më duhet të them diçka sa i përket veriut që ju me siguri e dini më mirë se unë. Nuk është vetëm ideologjia nacionaliste ajo e cila e ka një far baze negative në kuptimin që ka më shumë urrejtje sesa dashuri. Më shumë urrejtje ndaj tjetrit sesa dashuri ndaj të vetit”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, përveç aspektit ideologjik nacionalist, atje ka mbizotëruar edhe kultura e njerëzve të dhunshëm.
“Ata njerëz të cilët me mendjemadhësi shëtitin nëpër Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok dhe rrahin të tjerët dhe të gjithë frikohen dhe këta kënaqen kur frikohet dikush – kjo kulturë e njerëzve të dhunshëm përfundon. Nuk ka më kulturë të njerëzve të dhunshëm, nuk do të ketë në shtetin e Kosovës asnjë person apo grup, i cili është më i fortë se shteti”, ka theksuar kryeministri.
Më tej, ai ka potencuar se nëse dikush dëshiron të jetë qytetar i ndershëm, do të ketë mbështetjen e shtetit, por nëse dëshiron të jetë i dhunshëm, atëherë nuk do të ketë kompromis.
“Nuk është problemi vetëm në aspektin shovinist nacional, por problemi është edhe social në pjesën veriore të Kosovës, ku njerëzit e dhunshëm, për të cilët disa mendojnë që janë në filmin e njohur ‘Goodfellas’ apo ndonjë filmi aksion, ku udhëheqin djemtë e fuqishëm, kjo nuk do të ekzistojë më”, ka shtuar kryeministri Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











