Kosova
Oficerë të FSK-së arrijnë suksese në akademitë ushtarake në botë
Kur jemi në përfundim të vitit, FSK-së i shtohen të arritura të shumta në fushën e ngritjes profesionale dhe të karrierës, përcjell albinfo.ch.
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Dhurim Shemsedini, ka përfunduar me sukses trajnimin e karrierës “Company Commander Course” në Republikën e Gjermanisë, ku është trajnuar në fushën e udhëheqjes së kompanisë, duke u vlerësuar me shërbim shembullor, gjithashtu pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.
Forca e Sigurisë së Kosovës po ngre standardet e saj në nivelin e vendeve të NATO-s, duke treguar kështu përkushtimin e secilit pjesëtar me pjesëmarrjen e tyre në shkollime, edukim e trajnime dhe duke treguar rezultate të larta në secilën fushë ushtarake, për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












