Kosova
Haxhiu-Isufajt: Po të mos hiqej fletarresti më 2021, ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përsëri në lidhje me deklarimin e Kryeprokurort të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajt, i cili gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit të Milan Radoiçiqit në vitin 2021, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka kërkuar nga Isufaj që në vend të reagimeve ndaj deklaratave të tyre, të përgjigjet pse u tërhoq urdhërarresti për Radoiçiqin.
“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj le të përgjigjet vetëm në pyetjen pse u tërhoq urdhërarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti më 2021, ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Të mos tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












