Kosova
Qeveria e Kosovës organizon udhëtimin e parë pa viza
Qeveria e Kosovës do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit për media, ngjarja do të mbahet më 1 janar 2024 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” (Terminali kryesor).
“Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media”, ka njoftuar Qeveria.
Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi. /Telegrafi
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











