Kosova
Aeroporti i Prishtinës, gati për të gjitha shërbimet e shtuara
Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës” Adem Jashari ” në natën e ndërrimit të motmoteve ishte i gatshëm të presë e të përcjellë pasagjerë, tash pa viza, gati dy dekada e gjysmë në Kosovën e lirë, përcjell albinfo.ch.
Kalimi në vitin 2024 për qytetarët e Republikë së Kosovës shënoi edhe mundësinë për të udhëtuar lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe, për të vizituar të afërmit e tyre ose për të parë për disa ditë qytetet e tyre të preferuara.
Tashmë, jo pritje të gjata e të mundimshme para ambasadave, por pasaportën në dorë e drejt nëpër pikat kufitare, si kjo në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, për të udhëtuar lirshëm pas dekadash bllokim për shtetasit kosovarë, e që do ta gëzojnë këtë të drejtë të vonuar për ta e si të fundit nga të gjithë evropianët e tjerë.
Në aeroportin e Prishtinës, në minutat e parë nuk kishte udhëtarë që prisnin për të udhëtuar. Mbase, shumica e qytetarëve kanë planifikuar të udhëtojnë në ditët në vijim, të mos nguten, pas festave të marrin udhë për vizitat e tyre të planifikuara.
Stafi i aeroportit që qëlluan të jenë në orar gjatë ndërrimit të motmoteve sigurisht se kohëve të fundit janë organizuar dhe kanë mbajtur trajnime që tashmë të funksionojnë ndryshe vizavi pasagjerëve – kontrollin e vlefshmërisë së pasaportave, konfirmimin e biletave, kontrolli i sigurisë – por jo edhe kërkesa për posedim të vizave, për vendet e zonës Shengen.
T’ua rikujtojmë edhe një herë atyre që tashmë do ta gëzojnë lirinë e lëvizjes – liberalizimi nuk nënkupton që ata mund të qëndrojnë më gjatë sesa është e lejuar dhe këtu pa dyshim se duhet të kenë kujdes që të mos i thyejnë rregullat e përcaktuara nga vendete zonës Shengen, pasi në të kundërtën, iu ndalohet udhëtimi si me vizë ashtu edhe pa të për 5 vitet e ardhshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon... -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët











