Kosova
Sanduloviq u rrah nga BIA, sepse vendosi lule te varret e Jasharëve
Avokati serb, Çedomir Stojanoviq, ka publikuar pamje të politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u rrah brutalisht në ndërtesën e BIA-s serbe nga data 3 deri më 4 janar 2024, përcjell albinfo.ch.
Stojanoviq ka thënë se Sanduloviqi është rrahur për shkak se postoi një video në platformën X, ku shihej duke vënë lule te varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe për faktin se kishte kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.
Avokati tha se politikani i rrahur në video shihet teksa largohet nga Qendra Emergjente e spitalit në Beograd e po dërgohet në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të qytetit të Nishit.
Ai thotë se jeta e Sanduloviqit “është në rrezik”.
“Ata po e marrin Nikolan sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është kjo një akuzë zyrtare dhe formale kundër tij. Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai ‘përhapi urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varrezat e shqiptarëve dhe kërkoi falje nga shqiptarët për krimet e kryera’”, deklaroi Stojanoviq.
Ai postoi edhe dokumentin që dëshmon akuzën ndaj Sanduloviqit.
“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për të arrestuar Nikola Sanduloviqin për: ‘Postimin e tij në rrjetin social X, ku vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë’”, shkroi në një postim tjetër avokati Stojanoviq.
📢 BREAKING 4 / BELARUS 2
(Continued)EVIDENCE:
Here you can see the decision/order of the Senior Public Prosecutor from Nis to arrest N. Sandulović for:
– "His post on the social network X that he laid flowers on the graves of Albanians in Kosovo".Putin arrests and beats… https://t.co/TG2ZznSe6r pic.twitter.com/N3BFeHvjNY
— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 5, 2024
📢 BREAKING 4 / BELARUS 2
(Continued)EVIDENCE:
Here you can see the decision/order of the Senior Public Prosecutor from Nis to arrest N. Sandulović for:
– "His post on the social network X that he laid flowers on the graves of Albanians in Kosovo".Putin arrests and beats… https://t.co/TG2ZznSe6r pic.twitter.com/N3BFeHvjNY
— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 5, 2024
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











