Kosova
Murati: Investimet kapitale në vitin 2023 u rritën 32%
Sot, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2023 shpenzimet janë rritur 13 për qind krahasuar me vitin 2022, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se investimet kapitale në vitin 2023 janë rritur 32 për qind më shumë sesa në vitin paraprak, ndërsa ka shtuar se pagat dhe shtesajt janë kategoria e dytë me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit.
“Sipas raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak. Investimet Kapitale është kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë sesa viti 2022. Kategoria Paga dhe Shtesa është e dyta me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit, me 114 milionë euro më shumë, apo 17% më shumë sesa viti 2022. Kjo tregon se në sektorin publik ka pasur rritje mesatare të pagave që ka tejkaluar shkallën mesatare të inflacionit prej 11.6% të vitit 2022.”
Murati ka shkruar se subvencionet dhe transferet kanë pasur rritjen më të vogël, 1 për qind.
“Mallrat dhe Shërbimet gjithashtu me 17% kanë trendin e njëjtë të rritjes, mirëpo si vlerë absolute rritja është përgjysmë më pak sesa kategoria Paga dhe Shtesa. Ndërsa Subvencionet dhe Transferet kanë pasur rritjen më të vogël nga të gjitha kategoritë, me vetëm 1%.”
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane Shumica e njerëzve në Zvicër konsiderohen si klasë e mesme, megjithatë pasiguria financiare është e zakonshme:... -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër












