Kosova
Edhe dy javë kohë për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se grupi iniciues për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të komunave veriore për shkarkimin e kryetarëve ka kohë edhe dy javë për ta bërë këtë.
Krasniqi ka thënë se në tri komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin-Potok, kanë mbetur edhe dy javë afat për t’i mbledhur nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve, ndërsa në Zveçan edhe pesë ditë më shumë.
“Kemi pasur takim me diplomatët e QUINT-it, ku i kemi informuar për detajet. Aktualisht, janë në proces të mbledhjes së nënshkrimeve. Nga përgjegjësia e nivelit qendror dhe lokal, të gjitha obligimet janë përmbushur. Katër grupe janë autorizuar për mbledhje të nënshkrimeve. Të gjitha grupet kanë autorizimet dhe dokumentet e nevojshme. Kosova vazhdimisht ka qenë konstruktive dhe udhëzimi administrativ e dëshmon këtë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka folur edhe për masat e vendosura ndaj Kosovës, të cilat i ka quajtur të padrejta.
Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin-Potok ka nisur më 22 dhjetor mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Në Zveçan, nisi më 27 dhjetor. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve është 30 ditë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












