Kosova
Kurti: Kosova duhet të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës
Kryeministri Albin Kurti tha se me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, biseduan për thellimin e miqësisë, ndërsa tha se Kosova mund të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës.
Kurti tha se “Irlanda është shembulll” dhe “burim frymëzimi”, përcjell albinfo.ch.
“Kemi ngjashmëri që ne i ndajmë… Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij, pavarësisht vështirësive që ka përjetuar”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për media.
“Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Kurti tha se “Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Europës, si dhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”. Ai tha se i kërkoi kryeministrit irlandez mbështetje për të marrë statusin e vendit kandidat.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet













