Kosova
Sot prezantohet raporti për vizat dhe ndikimin në fuqinë punëtore
Instituti GAP sot do të mbajë konferencën për media, ku do të prezantohen gjetjet e raportit“`Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave, ndikimi në fuqinë punëtore`, përcjell albinfo.ch.
Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në tregun e saj të punës.
“Në dhjetor të vitit 2023, GAP ka realizuar një anketë për matjen e opinionit publik në lidhje me planet e qytetarëve për të emigruar pas liberalizimit të vizave, si dhe janë analizuar praktikat e shteteve të rajonit të cilat janë përballur me shkallë të lartë të emigrimit”, njofton GAP.
Nga ky raport i GAP-it do të dihet më shumë se sa është përqindja e qytetarëve dhe cilave grupmosha u përkasin ata të cilët kanë planifikuar të emigrojnë nga Kosova në pjesën e parë të vitit 2024?; Cilët sektorë në Kosovë priten që të preken nga emigrimi i fuqisë punëtore?; Cilat janë arsyet kryesore, të cilat qytetarët kanë shfaqur për marrjen e vendimit për emigrim, bazuar në praktikat e shteteve të rajonit?: Çfarë masash do të duhej të marrë Qeveria e Kosovës për adresimin e çështjes së emigrimit?
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













