Kosova
Kontigjenti i FSK-së, në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin INTERFLEX
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se ministri Ejup Maqedonci, gjatë ditës së sotme ka takuar një grup gazetarësh ukrainas, të cilët kanë vizituar Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim diskutimin rreth situatës aktuale në Ukrainë dhe ofrimin e njohurive kulturore dhe gjuhësore për pjesëtarët e FSK-së, të cilët do të qëndrojnë për gjashtë muaj nën ombrellën e Ushtrisë britanike për të kontribuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Sipas njoftimit, ministri Maqedonci me këtë rast ka theksuar se ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
“Operacioni Interlfex zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. Kësisoj, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që realizon operacionin Interflex”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












