Kosova
Shpërthimi në Kçiq, kryetari i Mitrovicës: Të lënduarit i përkasin të njëjtës familje, ka edhe nga diaspora
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa u bë e ditur se 4 prej tyre janë duke u operuar, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se të lënduarit, në bazë të informatave janë nga e njëjta familje.
“Isha edhe brenda. Sipas informatave ka prej tyre që e kanë shkallën e lëndimit më të madhe, e disa më të vogël. Uroj që të gjithë të jenë mirë e të mos kenë rrezik për jetë e iu uroj shërim të shpejt dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj mjekët për një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Hamza për Klan Kosovën.
Tutje Hamza ka thënë se nga të lënduarit janë edhe disa familjarë nga diaspora, ndërsa të lënduarit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës i ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













