Kosova
Bërnabiq për Vuçiqin: Në Shkup, po lufton për Kosovën
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, “vazhdon të luftojë për Kosovën”.
Ajo ka thënë se “fatkeqësisht nuk mund të flasë publikisht për të gjitha, por se pret që rezultatet pozitive të takimeve në Davos të ndihen edhe në Serbi muajt e ardhshëm”.
“Mendoj se kjo është hera e dhjetë që presidenti Vuçiq është në Davos dhe mendoj se kjo ishte një nga shfaqjet e tij më të suksesshme në Davos. Shumë takime të mira dhe të rëndësishme për Serbinë. U mbajt një darkë jashtëzakonisht e rëndësishme, ajo ka qenë e tipit të mbyllur e organizuar nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende dhe Gerard Cohen. Ishte i rëndësishëm si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht për Serbinë. Besoj se do të shohim rezultatet pozitive të kësaj në muajt në vijim. Aleksandar Vuçiq vazhdon të punojë dhe ai tashmë ka udhëtuar në Shkupi dhe vazhdon të udhëheqë luftën për Kosovën. Nuk ka të ndalur këtu, kjo luftë po bëhet çdo ditë”, ka thënë Bërnabiq për “TV Pink”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









