Kosova
James O’Brien: Kosova e Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se e mbështet procesin e dialogut.
Ndër të tjera, ai është shprehur se e mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit dhe se palët duhet të angazohen për zbatim, transmeton albinfo.ch.
“Ne fuqishëm mbështesim Marrëveshjen e arritur në Ohër dhe besojmë se të dyja vendet duhet të angazhohen nëpërmjet dialogut të zbatojnë Marrëveshjen”, ka thënë O’Brien.
Ndryshe, Marrëveshja e Ohrit është arritur nga Kosova dhe Serbia më 18 mars të vitit 2023.
Në anën tjetër, sa i përket planit të BE-së për rritje të Ballkanit Perëndimor, O’Brien ka thënë se është iniciativë krejt ndryshe.
“E para ka përfitime të shpejta. Në këtë program në shkëmbim të disa reformave, shtetet do të kenë qasje te tregu i përbashkët evropian. Është një treg shumë i pasur. Përfitimi i madh vjen shpejt. Kemi dy ide praktike, njëra për të reduktuar tarifat për të transferuar para, e tjetra zgjerimin e linjave të gjelbra. Në këtë program asnjëri nuk mund t’i vërë veto tjetrit. Secili shtet është përgjegjës për reformat e veta dhe për të punuar me sa më shumë fqinjë që mundet. Shtetet që marrin iniciativë kanë përfitim më të shpejt”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










