Kosova
Dorëzohet në KQZ peticioni për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, do t’i verifikojë nënshkrimet.
“Mund t’jua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.
Nënshkrime për shkaktim të kryetarëve janë mbledhur edhe në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zveçan.
Për të qenë peticioni i suksesshëm, duhen nënshkrimet e së paku 20 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Zveçan duhen nënshkrimet e 1.411 votuesve, në Zubin-Potok nënshkrimet e 1.347 votuesve, në Mitrovicë të Veriut duhen nënshkrimet e 3.640 votuesve dhe në Leposaviq nënshkrimet e 2.689 votuesve./Koha.net
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













