Kosova
Kurti: Autostrada Prishtinë-Gjilan kryhet sivjet
“Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, shkroi kryeministri Albin Kurti verën e vitit të kaluar në një postim në Facebook.
Para pak ditësh u publikua një fotografi që tregonte gjendjen e tmerrshme të asaj rruge: traseja e autostradës së papërfunduar përplot me baltë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri foli për prioritetet e sivjetshme, ku e vendosi sërish përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
“Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Drenas-Skënderaj pritet të finalizohen sivjet”, tha Kurti, duke vlerësuar se 2024 do të jetë “vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja”.
Pas mbledhjes, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se janë disa projekte, si ky i rrugës Prishtinë-Gjilan, me të cilat s’ka dashur të merret, por tha se “është dashtë të merrem”. Edhe ai, tha se ky projekt do të përmbyllet sivjet.
“Një pjesë e madhe e projekteve nga e kaluara, e që ka qenë si litar nëpër këmbë për ministrinë tonë, do të arrijmë më në fund t’i përfundojmë. Për mua, kjo mbase është ajo që nuk kam dashur shumë të merrem, por që është dashtë të merrem, dhe që jam i gëzuar më shumë se për shumë projekte të tjera, që do të arrijmë t’i përmbyllim përfundimisht projektet me shumë telashe siç është autostrada Prishtinë-Gjilan”, tha Aliu.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













