Kosova
Vëllai i Liridona Ademajt: Drejtësia duhet të triumfojë
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra më 29 nëntor, thotë se është shprehur i kënaqur me mënyrën se si Prokuroria ka organizuar intervistimin e të dyshuarve për vrasjen.
Tutje ka thënë se i beson plotësisht sistemit të drejtësisë.
Në një njoftim në Facebook, vëllai i viktimës ka thënë se avokati i familjes ka marrë pjesë gjatë “për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve. Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të. Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara”, ka shkruar ai.
Liridona ishte vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe fillimisht u raportua se bëhej fjalë për “grabitje me pasoja të vrasjes” e më pas si i dyshuar u arrestua edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, nën dyshimin se ka organizuar vrasjen. Për rastin janë arrestuar katër persona. Të mërkurën, Murseli dha dëshminë para Prokurorisë. Sipas avokates së tij, Teuta Zhinipotoku, Murseli ka thënë se bëhet fjalë për diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit e ato sociale.
Liridona Ademaj ishte varrosur fillimisht në fshatin Cërmjan të Gjakovës, prej nga vjen bashkëshorti i saj. Por pas arrestimit të tij familja kërkoi zhvarrimin dhe e rivarrosi në fshatin ku u lind e rrit – Rracaj./Koha.net
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në










