Kosova
Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit për dinarin
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilin ndalohet përdorimi i dinarit.
“Franca është e shqetësuar nga vendimi i lëshuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që kufizon të gjitha transaksionet me para të gatshme vetëm në euro, duke filluar nga 1 shkurti 2024. Ky vendim, i cili u vendos në mënyrë të nxituar dhe të paplanifikuar, do të ndikojë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili varet shumë nga pagesat nga Serbia në dinarë serbë. Duke pasur parasysh mungesën e zgjidhjeve alternative në këtë kohë, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të mundësuar periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në reagimin e shtetit të fuqishëm evropian.
Franca u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për këtë çështje përmes negociatave në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











