Kosova
Kosovë: MPB-ja thotë se migracioni për qëllime të punësimit në Schengen, është në rritje
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë sot ka zhvilluar takimin e rregullt me Atashetë e Migrimit të ambasadave të huaja në Kosovë, me qëllim që të diskutohen trendet e përgjithshme të migrimit, me theks të veçantë në monitorimin e procesit të lëvizjes së kosovarëve pas procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas komunikatës së lëshuar nga ministria, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka deklaruar se migracioni i parregullt nga Kosova ka shënuar rënie, ndërsa migracioni i rregullt me qëllim të punësimit është në rritje, transmeton albinfo.ch.
“Që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluara në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt. Dhe, kjo qasje e ndërtuar ndër vite ka dhënë rezultatet e saj dhe tashmë tendencat e migracionit, veçanërisht migracioni i parregullt nga Kosova drejt Bashkimit Evropian, ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm, ndërsa trendi i migracionit të rregullt, veçanërisht për qëllime të punësimit, është në rritje”, citohet të ketë thënë ai.
Ndër të tjera u bë e ditur se ai ka theksuar se si institucionet kanë bërë përgatitjet e duhura për të menaxhuar lëvizjen e qytetarëve pas procesit të liberalizimit, duke përfshirë informimin e qytetarëve lidhur me të drejtat dhe obligimet që derivojnë nga kjo liri e lëvizjes.
“Në bazë të raporteve, të cilat i kam pranuar nga mekanizmat përgjegjës institucionalë deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në suaza normale dhe nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, pritet miratimi i ligjit të ri për të huajt, që sipas tij është një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.
“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat pa dyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë u është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, shtoi tutje ai.
Komunikata bën të ditur se në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme për fushën e migrimit, diskutime në të cilat morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













